Policia po heton disa zyrtarë në Drenas

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia për Krime Ekonomike po heton disa zyrtarë në Komunën e Drenasit, lidhur me një tender për automjetin-kamion “Ford”, që ishte paraparë për Shërbimin e Zjarrfikësve në këtë komunë.

Kështu i kanë thënë KosovaPress-it, burime brenda Komunës së Drenasit, sipas të cilit vlera e kamionit ka qenë mbi 110 mijë euro.

Sipas këtij burimi, ky automjet nuk i plotëson kriteret e parapara në tender.

“Policia është duke e hetuar rastin ngase paratë i kanë dalë kompanisë dy muaj para se të vinte kamioni në Drenas. Ata kanë qenë tri herë edhe në shërbimin e zjarrfikësve, ku është dërguar kamioni pa u pranuar teknikisht ”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, Policia ka vërejtur se personi që ka caktuar kriteret në tender, ka qenë edhe pjesë e komisionit vlerësues, gjë që sipas ligjit nuk i lejohet.

Ndryshe, Policia nuk ka dashur të flas për rastin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-po-heton-disa-zyrtare-ne-drenas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala