Policia përkujton heroin Enver Zymeri

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Republikës së Kosovës sot do të organizoj ceremoninë përkujtimore, të përvjetorit të katërt te rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri.

Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-se Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule  tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do ta vazhdohet drejt vendlindjes së Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e Heroit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-perkujton-heroin-enver-zymeri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala