Policia përgatitet për protestat e opozitës (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës po behët gati për tu përballur me protestuesit në protestat që kanë paralajmëruar partitë opozitare për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës të mërkurën ka përzgjedhur kompaninë “Katana”, si fituese e tenderit për furnizim me një top uji, e ku vlera e kontratës është hiç më pakë se 1,4 milionë euro, raporton zeri.info.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) shihet se në këtë tender kanë konkurruar 3 kompani, ku çmimin më të ulët e ka ofruar kompania e cila është shpallur fituese, ndërkaq çmimi më i lartë ka qenë 1,9 milionë euro, raporton zeri.info.

Nëse nuk ka ankesa nga operatoret ekonomik që kanë qenë në garë, kontrata mes kompanisë fituese dhe Policisë së Kosovës pritet të nënshkruhet më 24 shtator të këtij viti.

Përndryshe në protestat e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje përmes përdorimit të topave të ujit policia gjatë gjithë ditës patë shpërndare grupet e protestueseve të cili synonin të hynin në objekte të Instuticioneve të shtetit / Zëri

d1 d2 d3

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-pergatitet-per-protestat-e-opozites-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala