Policia nuk ndërhynë në qendrën e drogës dhe seksit në Gërmi

Policia e Kosovës i ka hedhur fajin institucioneve lokale dhe atyre qendrore për shndërrimin e Qendrës Protokollare në Gërmi në hapësirë për drogë dhe seks.
Kjo qendër për të cilën raportoi Gazeta Fjala se po shfrytëzohet si objekt seksi dhe droge sipas zyrtarëve të policisë shfrytëzimi dhe menaxhimi i saj është nën kompetencë të institucioneve përkatëse.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha për Gazetën Fjala se ata çdoherë marrin masa të nevojshme për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit.
“Sa i përket fushëveprimit të policisë, ne çdoherë ndërmarrim masat e nevojshme për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit duke përfshirë parandalimin,zbulimin dhe hetimin e vepra e penale kudo dhe kurdo qoftë përmes veprimeve hetimore-operacionale apo edhe përmes bashkëpunimit me qytetarë apo institucione relevante”, ka thënë Hoxha./GazetaFjala/