Policia: nuk ishin më shumë se 5 mijë protestues

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës në konferencën për media ka njoftuar se sot kanë marrë pjesë rreth 4000-5000 pjesëmarrës në manifestimin e opozitës.

Këto janë konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ishin rreth 4 deri në 5 mijë pjesëmarrës të opozitës sot në sheshin “Zahir Pajaziti”. Sipas tij, policia ka qenë e gatshme për të krijuar kushte dhe siguri për manifestimin por edhe ndaj terrorizmit.

Ndryshe opozita ka thënë se sot rreth 35 mijë qytetarë ishin në shesh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-nuk-ishin-me-shume-se-5-mije-protestues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala