Policia “nuk e merr seriozisht” protestën e AAK-ës dhe Nismës

Por këtë herë, për protestën e organizuar nga AAK-ja e Nisma, nuk duket mobilizim edhe aq i madh i pjesëtarëve të kësaj njësie.
Faktikisht në vendin e ngjarjes, përreth sheshit “Skënderbeu”, nuk shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale, sikurse në protestat ku pjesëmarrëse ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, raporton lajmi.net.
Për protestë paqësore kanë bërë thirrje dje edhe kryetarët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Në anën tjetër, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës,ka thënë se forcat e rendit kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Sipas tij, qëllimi i angazhimit policorë është siguria e përgjithshme në vend./lajmi.net