Policia: Në QKUK u gjetën mbetje granatash e fishekësh

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se gjatë ditës së sotme, në Klinikën e Syve në QKUK, ka gjetur dy granata dore dhe 15 copë fishekë.

Ndërsa ka konfirmuar gjithashtu se mjetet shpërthyese janë larguar nga klinika në mënyrë të kontrolluar, për ta rikthyer në normalitet gjendjen në QKUK.

Në komunikatën e Policisë thuhet se menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform situatës duke siguruar dhe evakuuar me shpejtësi pjesërisht personelin e klinikës.

“Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka nxjerrë njësinë e specializuar për menaxhimin e materieve shpërthyese është konstatuar se në tavanin e njërës prej zyrave të klinikës në fjalë janë gjetur;Pesëmbëdhjetë copë fishek, si dhe dy granata dore, të cilat në mënyrë të kontrolluar janë tërhequr nga njësia në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ne-qkuk-u-gjeten-mbetje-granatash-e-fishekesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala