Policia në aksion për ta arrestuar Xhelal Sveçlën – kryeinspektor i Komunës së Prishtinës (Video)

Autori:Gazeta Fjala

Policia në aksion për t’i sjellë para gjykatës të dyshuarit e ngjarjeve të vitit 2009.

Në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, policia është vënë sot në ndjekje të një varg anëtarësh të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe Xhelal Sveçla që tash mban pozitën e Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

KALLXO.com ka siguruar pamje në të cilat shihen zyrtarët policorë duke e kërkuar Sveçlën sot në mëngjes.

Ai është kërkuar në shtëpinë e tij e po ashtu pas orës 8 edhe në zyrat e tij të punës në komunën e Prishtinës, por policia nuk kanë mundur ta gjejnë.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi për KALLXO.com se policia nuk ka arritur ta gjejë gjetur Sveçlën për ta sjellë në gjykatë.
“Policia e ka njoftuar gjykatën për këtë”, tha zëdhënësja Ahmeti.
Sveçla dhe 26 persona të tjerë është paraparë që të paraqiten sot para gjykatës së Prishtinës për t’u gjykuar për ngjarjet e gushtit 2009 kur disa aktivistë të Vetëvendosjes kishin dëmtuar disa makina të EULEX-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ne-aksion-per-ta-arrestuar-xhelal-sveclen-kryeinspektor-i-komunes-se-prishtines-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala