Policia në aksion, Agim Medani në Gurrakoc të Istogut

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit Agim Medani nga Shqipëria.

I rrezikshmi që tashmë nuk po mund të bie assesi në duart e policisë, po thuhet të jetë në Gurrakoc të Istogut.

Mësohet se i dyshuari ndodhet aty, prandaj edhe aksioni i policisë është fokusuar në atë fshat.

Mediat raportojnë se aksioni ka nisur qysh në mëngjes, si vazhdë e aksioneve të mëhershme por të pasuksesshme për kapjen e Medanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ne-aksion-agim-medani-ne-gurrakoc-te-istogut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala