Policia ndeshet me terroristët në Turqi (Foto dhe Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre policë dhe shtatë civilë kanë mbetur të plagosur pas një sulm me bombë të kryer mbrëmë, një orë pas mesnate, ndaj ndërtesës së stacionit policor Fatih në Sultanbeyli.

Pas shpërthimit të autobombës në ndërtesë shpërtheu zjarri, dhe më pas u rrënua komplet objekti, si dhe disa shtëpi përreth, objekte pune dhe automjete.

Ndërkohë sipas gazetës “Zaman”, ka ndërruar jetë në spital drejtori i policisë, Beyazit Çeken, përcjell Portali Albeu.
Ndërsa sot në orën 06.45 sipas kohës lokale ndaj forcave të sigurisë që sigurojnë vendin e ngjarjes në Sultanbeyli është hapur zjarr, ndërsa sulmit i janë përgjigjur edhe forcat e sigurisë. /albeu.com/

Video këtu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ndeshet-me-terroristet-ne-turqi-foto-dhe-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala