Policia ndalon autobusët me protestues

Autori:Avdyl Pajaziti

Tashmë kur pothuajse të gjithë autobusët janë nisur rrugës për në Prishtinë që të marrin pjesë në protestë, shumica e tyre gjatë rrugëtimit janë ndalur nga Policia e Kosovës për t’iu nënshtuar kontrolleve .

Tinka Kurti përmes një statusi në Facebook, ka treguar se policia është duke i kontrolluar autobusët që janë nisur nga disa vende të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kurtit të bërë në Facebook:

Deri tash:
– Janë ndaluar autobusët që po vinin nga Kamenica dhe pothuajse gjysma e protestuesve janë detyruar të dalin jashtë dhe të mos udhëtojnë me autobusë.
– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Mitrovica dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.
– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjilani dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.
– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjakova dhe policia ka kontrolluar deri në detaje seilin protestues.
– Në Shtime, Policia ka ushtruar presion ndaj vozitësve të autobusëve duke tentuar që t’i largojnë autobusët para se të vijnë protestuesit.
Policia po e provokon situatën. Liria e protestës, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, po cënohet. Po ashtu liria e medieve dhe e fjalës së lirë po cënohet.
Masiviteti popullor kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet!po1 po2 po3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ndalon-autobuset-me-protestues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala