Policia me pikë kontrolli në hyrje të Gërmisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e planit operativ në lidhje me eventin “Share/Love – 4/20 Prishtina”.

Me anë të një njoftimi, policia sot më herët kishte lajmëruar se “kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operacionale policore që të gjithë ata individë apo grupe që involvohen në aktivitetet të tilla apo gjenden në posedim, transportim apo përdorim të këtyre substancave do të përballen me pasojat që i përcakton ligji në fuqi”, duke aluduar në eventin që sot është paralajmëruar për të festuar të ashtuquajturën “Ditën ndërkombëtare të kanabisit”.

“Festimi” i “Ditës ndërkombëtare të Kanabisit” ishte lajmëruar më herët, me anë të një eventi publik në Facebook, ku pothuajse 5000 persona kishin konfirmuar pjesëmarrjen, transmeton Koha.net.

Një foto e postuar në rrjetet sociale tregon policinë që ka nisur të kontrollojë çdo veturë që sot do të shkojë në Gërmi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-me-pike-kontrolli-ne-hyrje-te-germise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala