Policia me gaz lotsjellës tenton shpërndarjen e aktivistëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Me gaz lotsjellës Policia e Kosovës po tenton të shpërndaj turmën e aktivistëve që janë mbledhur para Stacionit Policor Qendra, për të kundërshtuar arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Vetëvenndosje ka treguar se “ka filluar intervenimi brutal i Njësive Speciale të Policisë, ndaj qytetarëve të grumbulluar para stacionit policor, në mbrojtje të Albin Kurtit”. Ata kanë ftuar

qytetarët që të bashkohen sa më shumë në mbrojtje të Republikës.

Mësohet se nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi është lënduar, derisa portali koha.net do t’ju mbajë të informuar për ecurin[ e kësaj ngjarjeje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-me-gaz-lotsjelles-tenton-shperndarjen-e-aktivisteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala