Policia mbetet pa armë të gjata

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës do të duhet të presë edhe një kohë për t’u furnizuar me armë të gjata, pas vendimit për të anuluar kontratën përmes së cilës pritej blerja e këtyre armëve.

Edhe pse më 28 gusht ishte bërë njoftimi rreth kontratës, e njejta është anuluar para dy ditëve, por nuk janë dhënë detaje rreth aryes së anulimit.

Në njoftimin e anulimit të kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ i Prokurorimit Publik (KRPP) thuhet se deri tek vendimi për anulim është arritur pasi që një gjë e tillë është kërkuar nga një dispozitë në Ligjin e Prokurorimit “që kërkon anulimin e aktivitetit të prokurorimit në mungesë të ofertave të përgjegjëshme”.

Njoftimi për dhënie të kontratës nuk është i publikuar në faqen e Policisë së Kosovës apo atë të KRPP-së./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-mbetet-pa-arme-te-gjata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala