Policia maqedonase brutalisht rrah shqiptarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorë të fshatit Hotël të Likovës thonë për “Lajm” se policia është futur në shtëpinë e Qenan Isenit nga ky fshat, ku kanë bë bastisje dhe kanë maltretuar anëtarët e familjes.

“Janë maltretuar të gjithë anëtarët e familjes së Qenan Isenit, kurse djali i tij Sadam Iseni është rrahur brutalisht nga policia dhe ka marrë lëndime trupore”, tha një banor i fshatit Hotël, i cili insiston të mos i përmendet emri.

Sipas informatave të fundit, policia ka filluar të tërhiqet nga ky fshat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-maqedonase-brutalisht-rrah-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala