Policia: Lotësjellësi nuk është futur me ndihmën e policisë

Policia përmes një njoftimi për media ka demantuar deputetin Konjufca, transmeton Gazeta Fjala.
Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës njofton të gjithë opinionin e gjerë se shkrimet e publikuara sot në disa portale, që i referohen deklarimeve të shefit të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje se kinse Policia e Kosovës i ka ndihmuar në futjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të RKS-së, nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta.
“Deklarata e z. Konjufca është tendencioze për të diskredituar profesionalizmin e Policisë së Kosovës dhe në asnjë rrethanë mjeti i dyshuar nuk është futur në seancë me ndihmën e Policisë së Kosovës, ashtu siç është deklaruar:, shkruan në komunikatë./ Gazeta Fjala/