Policia largon gurët (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës, bashkë me kompaninë për pastrimin kryeqytetit në mëngjes kanë kontrolluar të gjithë kontejnerët në Shesh, për të larguar mjetet e forta.

Gazeta Fjala sjell disa fotografi ku po bëhen përgaditjet për protestën e opozites.

Policia që po patrullon në këmbë, po kërkon që të hiqen edhe mjete tjera të forta përskaj lokaleve të ndryshme në kryeqytet.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të protestojnë sot për siç thonë kundër “kapjes së shtetit”. Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 14:00.

Dihet se marshi fillon në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin “Skënderbeu”.

Kërkesat e protestës të së shtunës janë shfuqizimi i vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shpallja e Trepçës ndërmarrje publike me status të veçantë, shkarkimi i menaxhmentit të RTK-së, kërkohet edhe dorëheqja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndërsa qeverisë i kërkohet shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

11165943_1577960225796937_1292359089_n 11160442_1577960265796933_350948570_n 11160390_1577960209130272_444112959_n 11158160_1577960215796938_2041398190_n 11074270_1577960259130267_449538934_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-largon-guret-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala