Policia: “Kur shkoni në ahengje mos i leni shtëpitë vet”

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës po apelon tek qytetarët që mos t’i lënë shtëpitë vet kur shkojnë nëpër ahengje. Kjo, pasi që nga një shtëpi në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku pronarët e saj nuk kishin qenë në shtëpi dhe nga aty hajnat kishin vjedhë stoli të arta në vlerë 6000 euro dhe para kesh 2000 euro.

Ky rast ka shtyrë Policinë e Kosovës që të apeloj tek qytetarët që të mos i lënë shtëpitë e tyre vetëm dhe mos të lënë gjësende me vlerë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u bënë thirrje qytetarëve që mos t’i lënë shtëpitë pa mbikëqyrje gjatë ahengjeve të ndryshme dhe pushimeve. Po ashtu gjësendet me vlerë si stoli e gjësende tjera dhe paratë t’i mbajnë në vende të sigurta”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-kur-shkoni-ne-ahengje-mos-i-leni-shtepite-vet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala