Policia konfiskon veturat e parkuara në rrugën “B”

Policia e Kosovës, gjatë mëngjesit të ditës së sotme ka marrë një aksion për të larguar/konfiskuar disa nga veturat e parkuara në trotuar, dhe në rrugë.
Aksioni i policisë ka qenë i përqendruar edhe në rrugën “B”, të Prishtinës ku janë larguar veturat të cilat tash e sa kohë parkohen në një pjesë të asaj rruge.