Policia konfirmon arrestimin e Albin Kurtit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Indeksonline arrestimin e Albin Kurtit.
Kelani ka thënë se arrestimi i tij është bërë me urdhëresë të prokurorit.
“Po mund të konfirmojë se sot në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës në bazë të urdhëresës së dhënë nga prokurori kompetent, njësitet relevante policore kanë ndaluar z.Kurti dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordimin me prokurorin kompetent”, ka thënë Kelani./Indeksonline/