Policia kërkon ndërprerjen e punimeve në Kroin e Vitakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Komandanti i Policisë së Kosovës, stacioni në veri, Goran Zhivkoviq ka arritur në vend ngjarje dhe është duke biseduar me banorët e lagjes në përpjekje për t’i bindur ata që t’i ndërpresin punimet.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve me arsyetimin që Inspeksioni i komunës së Mitrovicës veriore ka kërkuar një gjë të tillë.

Banorët janë këmbëngulës dhe nuk po i ndërpresin punimet, kurse numri i banorëve serb të tubuar është në rritje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-kerkon-nderprerjen-e-punimeve-ne-kroin-e-vitakut-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala