Policia kërkon këpucë

Është hapur tenderi për blerjen e 20.000 këpucëve për Policinë e Kosovës. Duke i marrë parasysh ofertat, çmimi për një palë këpucë arrin nga 22.5 euro deri në 99 euro.
Tenderi është shpallur me datë 26 mars dhe ofertimi nga kompanitë është bërë me datë 28 prill të këtij viti.
Në këtë tenderë kanë konkurruar 7 kompani dhe çmimi i ofertimit për 20.000 palë këpucë arrin nga 450.000 euro, me konkurues kompania SEYKOS deri në 1.980.000, me konkurrues kompaninë SODEX GROUP.
Kompanitë që kanë konkurruar janë NAKI&MINIMAX, RIPTEN ENGINEERING, SODEX GROUP, SOLID, MELODIA, SEYKOS dh ARTUR Group