Policia ka plan veprimi për “ditën e Kanabisit” në Gërmi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ditë më parë është lajmëruar se në parkun e qytetit të Prishtinës, “Gërmi”, do të organizohet një ngjarje ku do të ketë konsumim kolektiv të kanabisit.

Ngjarja ishte lajmëruar më herët, me anë të një eventi publik në Facebook, ku pothuajse 5000 persona kishin konfirmuar pjesëmarrjen.

Një ditë para ngjarjes, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Koha.net se ka informacion për këtë organizim.

“Policia e ka një informacion të tillë. Posedimi dhe përdorimi i substancave narkotike sanksionohet me ligj. Andaj, policia, duke u bazuar në kompetencat dhe autoritetin policor, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të funksionojë zbatimi i ligjit”, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Njëkohësisht, policia njofton të gjithë ata individë apo grupe që bien ndesh me ligjin se do të përballen me masa sanksionuese konform ligjeve në fuqi”, thotë mes Hoxha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ka-plan-veprimi-per-diten-e-kanabisit-ne-germi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala