Policia: Ishin rreth 15 mijë protestues

Pas përfundimit të protestës së opozitës, Policia a e Kosovës ka dalë më deklaratë për numrin e pjesëmarrësve në protestën e së mërkurës.
Ndryshe nga Vetëvendosje që deklaroi se ishin mbi 100 mijë qytetarë, sipas policisë së Kosovës ishin 15 mijë qytetarë që iu përgjigjën protestës së opozitës më 17 shkurt.
“Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marr pjesë rreth 15 000 protestues”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Fjala/