Policia ia vendos prangat shantazhuesit në Ferizaj

Autori:Gazeta Fjala

Policia rajonale e Ferizajt ka prangosur një të ri, shtetas i Republikës së Maqedonisë, nën dyshimin se me qëllim përfitimi pasuror ka kryer veprën penale të klasifikuar nga policia si detyrim.

Burime policore kanë bërë të ditur se i dyshuari, A.N, 22 vjeçar, dy javë më parë ka kërcënuar përmes telefonit viktimën I.M, 46 vjeçar nga Ferizaj, të cilit i ka kërkuar edhe mjete materiale në shumë prej 60 mijë eurove.

“Rastiështë paraqitur në polici nga viktima, i cili ka raportuar se nga personi i panjohur ka pranuar përmes telefonit një mesazh me të cilin in kërkohen 60.000 euro, përndryshe do të ketë pasoja ai dhe familja e tij”, theksoi zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi..

Bëhet e ditur se njësitet policore pas një pune operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, i cili në prezencë të mbrojtësit të tij ka pranuar veprën në tërësi.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-ia-vendos-prangat-shantazhuesit-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala