Policia heton lidhjet me të përfshirët në incidentin e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, thotë se ishte nisur për në varrimin e Isa Boletinit bashkë me një student të tij me inicialet A. R, kur në hyrje të Mitrovicës njësia speciale e Kosovës i ka arrestuar të dy bashkë me tre persona të tjerë, të cilët tha se nuk i njeh, porse kanë lidhje me studentin e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për personat me inicialet S. Ll., Sh. B. dhe Sh. J. (identiteti i plotë i të cilëve është i njohur për redaksinë), të cilët janë arrestuar të mërkurën së bashku me A.R. dhe Kelmendin.

“Dyshohet se katër personat që kanë qenë me Kelmendin janë ish- pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë qenë pjesë e veprimeve që lidhen me personat e përfshirë në incidentin e Kumanovës”, ka njoftuar burimi brenda Policisë së Kosovës.

As nga Policia e as nga Prokuroria nuk kanë dhënë zyrtarisht detaje lidhur me rastin, ndonëse zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, nuk i ka mohuar emrat e përmendur.

“Që të gjithë janë liruar me urdhër të prokurorit”, ka thënë Kelani. “Nuk mund të shtoj jashtë asaj që është në njoftim për media asgjë, sepse mund të pengoj hetimet”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-heton-lidhjet-me-te-perfshiret-ne-incidentin-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala