Policia heton bizneset e paligjshme në Pallatin e Rinisë

Menjëherë pas daljes publike të Eroll Vitakut, në KTV, në emisionin Puls i cili foli për haraçin e dhënë e të kërkuar, Policia e Kosovës ka filluar hetime intensive ndaj menaxhmentit të Pallatit të Rinisë.
Menaxhmenti dyshohet të ketë bërë keqpërdorime te detyrës zyrtare dhe të ketë lidhur kontrata te qirasë që dyshohen te jenë të kundërligjshme. Dyshohet se kontrata të tilla ka që nga American School of Kosova, Duplex dhe shume lokale te biznesmenëve te fuqishëm.
Sipas burimeve të Koha.net në Policinë e Kosovës mund te priten edhe arrestime të reja.