Policia gjobitë 858 shofer për 24 orë

Brenda 24 orëve policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 858 tiketa, për të gjithë shkelësit e ligjit mbi komunikacionin rrugorë.
Në statistikat e përgjithshme që ka dhënë policia shihet se gjatë këtij 24 orëshi nuk ka pasur aksidente fatale, 15 aksidente me të lënduar ndërsa pa të lënduar janë shënuar 21 aksidente.
Në raportin e policisë thuhet po ashtu se policia është duke vazhduar me angazhimin policor drejt parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik