Policia franceze identifikon edhe dy sulmues

Policia franceze ka identifikuar edhe dy sulmues që hodhën veten në ajër në sulmet e koordinuara në Paris të premten, ka njoftuar prokuroria, raporton Reuters.
“Edhe dy terroristë të vrarë në mbrëmjen e 13 nëntorit janë identifikuar zyrtarisht sot përmes shenjave të gishtërinjve”, ka njoftuar prokurori duke thënë se ata ishin francezë dhe kishin jetuar në Belgjikë, transmeton koha.net.
Sulmuesit vetëvrasës, 20 dhe 31 vjeçar, hodhën veten në ajër në stadiumin ku po zhvillohej takimi Francë – Gjermani dhe në një bar në distriktin e 11-të.
I identifikuari i parë ishte Omar Ismail Mostefai.