Policia është gati  (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet për protesëtn e paralajmëruar nga partitë opozitare.

Gazeta Fjala ka përcjellë aktivitetet e policisë dhe tashmë nga stacioni Qendër në Prishtinë, prej ku kanë marrë instruksionet për veprimet gjatë ditës, kanë filluar të shpërndahen njësitë policore.

Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta.

Gjatë kësaj kohe do të jenë të bllokuara për vetura rrugët, “Garibaldi”;“Gjorgj Bush”; “Luan Haradinaj”; “Robert Doll”; “Kosta Novakoviq”; Bill Klinton”; “Eqrem Çabej”; “Agim Ramadani”; “Xhemajl Prishtina”; “Ilaz Agushi” dhe “Ilir Konushevci”.

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

policia polic 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-eshte-gati-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala