Policia e “përgjegjshme” e Veriut

Autori:Avdyl Pajaziti

Mos respektimi i ligjeve të Kosovës nga komunat me shumicë serbe, po vazhdon edhe në institucionin që është për të garantuar respektimin e ligjit.

Në këtë fotografi të dërguar nga një qytetar i Veriut, shihet që makina e Policisë me targa “Police 154 – 04”, ka bërë dy shkelje të rregullave të komunikacionit.

Makina e Policisë është parkuar në vendkalimin për këmbësor, e gjithashtu, edhe pse shenja e trafikut e ndalon “ndaljen dhe parkimin” në këtë hapësirë, nuk i ka bërë përshtypje këtij zyrtari policor./Gazeta Fjala/.police

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-e-pergjegjshme-e-veriut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala