Policia e mobilizuar për festën e 28 Nëntorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës tanimë kanë marrë detyrat e tyre për të siguruar festën e 28 Nëntorit dhe manifestimin e opozitës së bashkuar kundër “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas burimeve të KP-së, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ardhur edhe nga qytetet tjera në Prishtinë dhe për momentin janë nëpër stacione policore, ku po mbahen takime konsultuese të cilat kanë filluar nga ora 07:00.

Policë kanë qarkulluar gjatë natës nëpër shesh, ndërsa janë parë edhe në mëngjes.

Më parë, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për t’iu shmangur tubimeve të ndryshme për shkak në kuadër të masave preventive ndaj ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Opozita këtë e ka parë si politizim të policisë dhe thirrje që të pengohet manifestimi që ajo e ka thirrur për të kundërshtuar në mënyrë të qetë Acociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-e-mobilizuar-per-festen-e-28-nentorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala