Policia e Kosovës për pesë ditë sekuestron 110 kg marihuanë

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka bërë publike se dje kanë kapur 70 kg marihuanë dhe janë arrestuar 10 persona sit ë dyshuar. Ndërsa në pesë ditët e fundit, PK, ka sekuestruar 110 kg marihuanë.
Rasti ka ndodhur në pikë kufitare në Merdar. Droga, sipas policisë ishte fshehur shumë mirë në pjesën e rezervatit.
E një operacion i ngjashëm është organizuar edhe nga policia e Shqipërisë ku janë kapur 49 kg marihuana. Për këtë, janë arrestuar pesë persona.