Policia e Kosovës bëhet me zbulues të narkotikëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit “Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe lufta kundër trafikimit me narkotikë”, do të mbahet një Konferencë Përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti i cili ka zgjatur për 31 muaj, me një buxhet prej 2 milionë euro dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandën si shtete anëtare partnere.

Ky projekt ka pasur për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në veçanti implementimin e Strategjisë për MIK, Planin e saj të Veprimit dhe Luftën kundër Trafikimit me Narkotikë.

Partnerët kosovarë janë Policia e Kosovës (Departamenti i Kufirit dhe Drogës), Doganat e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Po ashtu, Policisë së Kosovës do t’i dorëzohen pajisjet për zbulimin dhe identifikimin e narkotikëve, në vlerë prej 0.5 milionë eurosh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-e-kosoves-behet-me-zbulues-te-narkotikeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala