Policia e Kosovës: 13 protestues të arrestuar

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguara se deri në 14:15 janë arrestuar 13 protestues dhe ka konfiskuar një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi

Ndërkohë që të lënduar janë 4 zyrtar policor.

Komunikata e policisë :

Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar deri më tani (14:15) ka arritur në katër (4) zyrtar policor të lënduar.

Njësitet policore deri tani (14:15) kanë arrestuar trembëdhjetë (13) protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një (1) çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.

Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike, duke përfshirë edhe uniforma dhe pajisje policore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-e-kosoves-13-protestues-te-arrestuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala