Policia e FSK-ja më të paguarit në Kosovë

Policia dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë më të paguarit në Kosovë, nga buxheti i shtetit. Mesatarja e pagave të tyre është 487 euro në muaj. Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014, transmeton Gazeta Fjala.
Ndërkaq, sipas statistikave, personat të cilët merren me shërbimet e përgjithshme, janë personat e dytë më të paguar në Kosovë, me mesatare prej 481 euro.
E mjekët dhe personat të cilët punojnë në sektorin shëndetësor, paguhen mesatarisht 466 euro në muaj.
Ndërsa, punonjësit e arsimit, të cilët çdo vit ankohen dhe kërkojnë rritje page paguhen mesatarisht 413 euro në muaj.
Më pak se ta, paguhen ata që ankohen për punë të rëndë në sektorin publik, pagat e punëtorëve të këtij sektori janë mesatarisht 400 euro. /Gazeta Fjala/.