Policia: deputetit Ismaili iu gjetën dy bombola gazi

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili është arrestuar për shkak se ai kishte dy bombole gazi.
Në komunikatën e Policisë thuhet se gjatë kontrolles në hyrje të Kuvendit të Kosovës, tek deputeti Ismaili kanë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.
“Zyrtarët policor bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në komunikatën e policisë./ Gazeta Fjala/