Policia: Asnjë deputetë nuk është arrestuar

Autori:Gazeta Fjala

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë formuar kordon sigurie brenda në seancë, transmeton Gazeta Fjala.
Ata deklarojnë se gjatë kohës sa seanca kishte filluar, jashtë objektit të Kuvendit protestuesit kishin filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme dhe koktej mollotovi drejt objektit të Kuvendit duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policor dhe me këtë rast njësitet relevante policore janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për shpërndarje të turmës.

“Vlen të potencohet se deri në këtë moment nuk ka ndonjë deputet të arrestuar e as të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtutjeshme do ti ndërmarrë konform autorizimeve ligjore, konform vlerësimit të situatës dhe konform vendimit të prokurorit kompetent./ Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policia-asnje-deputete-nuk-eshte-arrestuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala