Policia arreston Bernard Përlazrin

Policia e Kosovës ka arrestuar Bernard Përlazrin, i cili dyshohet se ditë me parë ka vrarë Hekuran Morinën në Prizren.
Zëdhënësi policor Baki Kelani ka thënë se policia pas një pune intensive ka arritur ta arrestojë Bernard Përlazrin në fshatin Pozharan të Gjilanit, transmeton kp.
“Pas një punë intensive të policisë drejt hetimit dhe arrestimit të personit të kërkuar si i dyshuar për vrasjen në rastin e Prizrenit, sot rreth orës 17 e 10 në fshatin Pozharan të Gjilanit është arrestuar i dyshuari Bernard Përlazri”, ka thënë zëdhënësi Kelani.
Ndryshe, Bernard Përlazri dhe dy të tjerë dyshohet se me 7 shtator qëlluan për vrasje Hekuran Morinën dhe plagosen dy shoqërues të tjerë pas një shkëmbimi zjarri me armë në mes dy grupeve në lagjen Bazhderhane të Prizrenit.
Nga ai moment ai ka qëndruar në arrati pasi refuzonte t’i dorëzohej autoriteteve të Prizrenit, bashkë me dy persona tjerë që janë familjarë të tij.