Policia arreston 27 persona të dyshuar për vepra kriminale

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës arrestoi 27 persona të dyshuar për vepra kriminale në vazhdim janë disa nga rastet publikuar nga Kolicia e Kosovës
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 27.01.2016-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ofenduar , dhe ka sulmuar fizikisht zyrtaret policor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prishtinë 28.01.2016-21:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare duke e larguar nga banesa pasi që e njëjta ishte duke banuar ne banesën e të dyshuarit me qira. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Prishtinë 28.01.2016-11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit kane pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
KEQPËRDORIM SEKSUAL
Prishtinë 20.01.2016-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare të moshës se mitur . I dyshuari është identifikuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. 28 Nëntori, Prishtinë 28.01.2016-04:20. Nga Njësiti policor është ndaluar vetura Golf IV qe drejtohet nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma me gas “ Gap “ me një karikator dhe dy fishek te cal. 9 mm. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
Obiliq 28.01.2016-10:05. Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se persona te dyshuar kanë thyer shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur disa pajisje muzikore ne vlere te 2000 euro . Pas një pune Operativo –hetimore Njësitë policore kanë arrite te identifikojnë dhe arrestojnë dy te dyshuar meshkuj K-Ashkali dhe një mashkull Shqiptar Shtetas i Maqedonisë. Me urdhër te prokurorit dy nga te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.
VJEDHJE NË TENTATIVË
Rr. Nëna Terezë ,Fushë Kosovë 27.01.2016-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti është identifikuar se ka hyre ne shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar duke tentuar te kryeje veprën e cekur më lartë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.
TRAFIKIM ME NJERËZ /SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT
Prishtinë-27.01.2016-18:00. Lidhur me rastin sot me date 28.01.2016 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar për veprën e lartcekur. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
Ferizaj 27.01.2016-22:00.
Ne baze te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Komunale ne Viti është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare dhe e njëjta dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit ne kohëzgjatje prej 10 ditëve.
Gjilan 28.01.2016-13:00.
Ne baze te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit ne burgun e Gjilanit ne kohëzgjatje prej 23 ditëve.
Partesh 28.01.2016-12:30.
Ne baze te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej dy ditëve.
Rr. Bulevardi i Pavarësisë 28.01.2016-21:00.
Në bazë të urdhëresave te lëshuara nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit ne burgun e Gjilanit.