Policia arrestoi 10 veteranë bashkë me kryetarin Qeriqi

Zëdhënësja në policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin e disa protestuesve veteranë.
Ahmeti ka thënë se janë arrestuar gjithsejtë dhjetë persona e jo katër, shkruan Indeksonline.
“Janë arrestuar dhjetë persona për shkak të sjelljeve të dhunshme gjatë protestës, dhe dëmtimit të pronës. Aktualisht janë duke u intervistuar dhe prokurori do të vendosë më tej”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa vetë policia konfirmon arrestimin e dhjetë veteranëve protestues, burime të sigurta njoftojnë se ndër ta është edhe Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve.