Policia: 2500 protestues, VV-ja thotë se janë 20 mijë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka treguar se sipas informacioneve të policisë deri më tash në protestën e opozitës kanë marrë pjesë prej dy mijë deri në dy mijë e pesëqind persona.
“Sipas informacioneve tona të deritashme në protestë janë duke marrë pjesë prej 2 mijë deri në 2 mijë e 500 protestues”, ka thënë Kelani, për Kallxo.com.
Kurse, drejtues të VV-së ka thënë se janë 20 mijë protestues.