Besnik Bela është i lënduar lehtë, nuk ka ndërruar jetë

( E plotësuar) Polici Besnik Bela për të cilin u raportua se ka ndëruar jetë, është i plagosur lehtë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Në një foto të dërguar nga mjekët kujdestar në Spitalin Klinik të Shkupit shihet se mjekët shqiptar Bujar Osmani dhe Arben Limani kujdesen për policin e plagosur
Polici tjetër shqiptar i vrarë është Besnik Bela
Në mesin e pesë policëve të njësisë maqedonase të vrarë mbrëmë, janë edhe dy pjesëtar të kombësisë shqiptare.
I pari që u raportua të jetë vrarë është Isamedin Osmani, ndërsa polici tjetër shqiptar i cili u vra gjatë luftimeve të mbrëmshme, është Besnik Bela.
Bela ishte pjesëtar i njësisë speciale të policisë maqedonase.