Polici theu dorën derisa mbron kryeministrin Isa Mustafa

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka konfirmuar se dy të dyshuar kanë tentuar të ndalojnë ose sulmojnë eskortën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

“Sot rreth orës 07:58, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, nga njësia policore e Mbrojtjes së Afërt  janë vërejtur dy personat e dyshuar kanë tentuar të “ndalojnë/sulmojnë” eskortën në lëvizje” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën me dije se ka intervenuar menjëherë si dhe ka parandaluar veprimin e të dyshuarve, të cilët gjatë ikjes kanë lënë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të cilat shërbejnë për shpuarjen e gomave, si dhe një telefon celular.

Klan Kosova merr vesh se në këtë rast një pjesëtarë nga njësia policore e Mbrojtjes së afërt të kryeministrit e ka thyer dorën.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/polici-thyen-doren-derisa-mbron-kryeministrin-isa-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala