Polici plagos qytetarin në Vushtrri

Autori:Avdyl Pajaziti

Në rrethana ende të pasqaruara, një polic jashtë detyrës zyrtare sot në Vushtrri, ka shtënë me armë në drejtim të një qytetari dhe e ka plagosur atë, raporton Veriu.info.
Rastin e plagosjes në Vushtrri për Veriu.info, e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, një polic jashtë detyrës zyrtare ka shtënë në drejtim të një personi civil të cilin e ka plagosur, e i cili po trajtohet në QKUK dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
Polici është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa me rastin po procedon Inspektorati policor dhe prokurori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/polici-plagos-qytetarin-ne-vushtrri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala