Polici i vrarë në Skënderaj është Valon Goxhuli

Autori:Avdyl Pajaziti

Valon Goxhuli është emri i policit të vrarë pasditen e sotme në Skënderaj. Fillimisht u njoftua se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të qytetit.

Identiteti i viktimës u konfirmua nga prokurori i rastit, Njazi Rexha, i cili tha për KALLXO.com se i vrari është polici Valon Goxhuli.

KALLXO.com ka raportuar se në maj të këtij viti, Goxhuli u shpall i pafajshëm nga akuza për vrasje të Bekim Birinxhikut.

Aktgjykimi për rastin e Goxhulit u shpall në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Valon Goxhuli kishte vrarë Bekim Birinxhikun më 2 nëntor 2013 në rrugën “Skënderbeu” të Skenderajt, pas një zënke që kishin pasur të dy.

Valon Goxhuli kishte përdorur armën kur Bekim Birinxhiku e kishte sulmuar policin me një shufër metalike, pavarësisht paralajmërimeve të këtij të fundit se ishte oficer policie.

Një plumb e kishte rrokur sulmuesin në kokë, dhe gjykata e cilësoi këtë rast, si vrasje në mbrojtje të nevojshme./Kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/polici-i-vrare-ne-skenderaj-eshte-valon-goxhuli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala