Policët gati, ata janë futur në sallë para ardhjes së deputetëve (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesëtarët e policisë së Kosovës nga sektori i mbrojtjes së afërt, tanimë kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku rreth orës 11:00, pritet të fillojë seanca plenare e radhës.

Në seancat e fundit, me kërkesë të Kryesisë së Kuvendit, pjesëtarët e policisë kanë asistuar duke tentuar që të sigurojnë mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit.

 

Pavarësisht kësaj, veprimet e opozitës kanë qenë të pakontrollueshme, dhe vazhdimi i seancave në sallën e rregullt të Kuvendit kanë ka qenë i mundur të bëhet. Deputetët është dashur që të vazhdojnë seancat në salla të improvizuara dhe pa prezencën e deputetëve opozitarë. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policet-gati-ata-jane-futur-ne-salle-para-ardhjes-se-deputeteve-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala