Policët e Gllogocit bëhen për spital

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Gllogoc policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy policë që kanë qenë në asistim të AKP-së. Njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKU për trajtim mjekësor.

Ndërsa zyrtari tjetër policor pas pranimit të tretmanit mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit ne Gllogoc është liruar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje

“Njeri nga viktimat ka pësuar lëndime te renda trupore dhe  është dërguar ne QKUK –Prishtinë për tretman mjekësor ndërsa viktima tjetër pas pranimit  te tretmanit mjekësor ne Shtëpinë e Shëndetit ne Gllogoc është liruar. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, ka berë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/policet-e-drenasit-behen-per-spitale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala