Podujeva nderon viktimat e Parisit, ul flamujt në gjysmështizë

Autori:Gazeta Fjala

Në objektin e Administratës Komunale dhe institucionet e tjera në Podujevë, sot flamujt janë lëshuar në gjysmështizë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës.

“Vendosja e flamujve në gjysmështizë bëhet në Ditën e zisë, të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, në shenjë solidariteti me popullin e Francës dhe nderimin për viktimat e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 129 persona dhe 352 të tjerë u plagosën”, njofton Komuna e Pdujevës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/podujeva-nderon-viktimat-e-parisit-ul-flamujt-ne-gjysmeshtize/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala