Podujeva kërkon ndihmën e hoxhallarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës me vazhdimin e trendit të rënies së rasteve kriminale të raportuara

KKSB gjithashtu ka debatuar për masat që duhet ndërmarrë dhe planet operacionale për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit së verës dhe të shtënave me armë në ahengje dhe manifestime publike.

Antigona Çitaku-Dibrani nga Policia tha se edhe sivjet policia në kuadër të planit operacional veror do të zbatojë fushatën sensibilizuese “Festo me zemër, jo me armë” dhe do të jenë përqendruar në parandalimin e të shtënave me armë zjarri nëpër dasma, ahengje familjare dhe manifestime të tjera publike.

Në takim u kërkua që edhe imamët e xhamive të ndihmojnë në eliminimin e kësaj dukurie negative.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/podujeva-kerkon-ndihmen-e-hoxhallareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala